Aktorja e njohur Eliza Dushku ka lajmëruar fansat në Instagram se është duke u martuar, ndërsa ka publikuar edhe një foto me partnerin e saj.
Vetë Eliza nuk ka zbuluar më shumë detaje për këtë martesë, megjithatë “Washington Daily News” shkruan se aktorja e njohur e roleve në “Dollhouse”, “Buffy the Vampire Slayer” apo “True Lies” ka zhvilluar një ceremoni private për të celebruar lidhjen e gjatë të dashurisë. Partneri i aktores eshte biznesmeni amerikan Peter Palandjian. Ai drejton një korporatë ndërkombëtare të pasurive të paluajtshme.
