Hoteli ka 77 dhoma dhe i kushtoi 30 milionë euro. Leo Messi është duke ndjekur hapat e Cristiano Ronaldos dhe ka blerë një hotel luksoz në qytezën Sitges, jo larg Barcelonës.
Për blerjen e këtij hoteli me 77 dhoma, argjentinasi ka paguar 30 milionë euro. Hoteli ka pamje fantastike nga tarraca, si dhe plazhin e afërt, ndërsa çmimi për një natë kushton rreth 250 euro. Futbollisti argjentinas planifikon që në pjesën të hotelit të hap një klub nate, pronare e të cilit pritet të jetë aktorja bukuroshe e Hoillivudit, Eva Longoria.
