Flash

Beatrix ndaj Encës, "Unë jam e mira, nuk e kuptoj mllefin e saj"

Lapsi.al 15 June 2017
Beatrix ndaj Encës, "Unë jam e mira, nuk e kuptoj mllefin e

Trixa para disa kohësh postoi një foto të bërë me photoshop, ku ironizonte Encën. Por Enca nuk e la pa një përgjigje asokohe, ku i përmendi numrin e madh të koncerteve që ajo realizonte.

Në intervistë Beatrixa ka treguar se nuk ka asgjë personale me Encën, dhe se nuk e ka kuptuar ndonjëherë mëllefin që sipas saj Enca ka ndaj saj.

“Unë jam gjithmonë e mira, nuk e di çfarë kanë njerëzit me mua. Unë kam nxjerrë diçka për qejfin tim, kujt i ka djegur e mbajtur,” tregon Trixa referuar fotos ku deformonte trupin me photoshop. “Ajo mund të përmendë koncertet, por mua nuk më bën asgjë. Unë jam shumë e re, tani kam filluar karrierën dhe ndoshta i bëj hapat më të sigurt dhe mendoj më afatgjatë. Më vjen keq që u transmetua e gjitha kështu, sepse njerëzit e mi të afërt ose njerëzit që i konsideroj si shokë e miq, i vlerësoj dhe do t’i kem gjithmonë në rrethin tim. Në momentin që dikush nuk është i duhuri për mua, veten nxjerrin. I urrej njerëzit që duan të duken. Nuk kam asgjë personale me Encën. Nuk e kuptova dot kurrë mëllefin e saj”,-është shprehur Trixa.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI