Flash

Një tjetër shqiptar në duart e Jay Z. Historia e reperit shqiptar pushton mediat e huaja

Lapsi.al 15 June 2017
Një tjetër shqiptar në duart e Jay Z. Historia e reperit shqiptar

“Nga një refugjat, tashmë tek Roc Nation”, ky është njëri prej titujve të shumtë dedikuar reperit shqiptar, G4shi në mediat e huaja.

Artisti me origjinë shqiptare por me famë botërore sapo ka firmosur kontratën me një prej shtëpive diskografike më të rëndësishme në botë, “Roc Nation”, drejtuar nga Jay Z.

“Një duartokitje për “Roc Nation”. Së fundmi kam vendosur që të bashkëpunoj me Roc Nation. Jam shumë i lumtur sepse unë jam rritur në Brooklyn dhe Jay Z është një nga reperat e mi të preferuar. Më pëlqeu fakti që ata janë të interesuar të bashkëpunojnë me mua. Kisha shumë njerëz që donin të punonin me mua dhe të më menaxhonin por unë zgjodha ata pasi doja të shkoja në shtëpi, në Brooklyn”, shprehet G4shi në një intervistë të dhënë së fundmi.

Reperi shqiptar ka shpjeguar gjithashtu jetën e vështirë që ka kaluar si refugjat. “Kam qënë një refugjat gjatë gjithë jetës sime. Prindërit e mi duhet t’i shpëtonin luftës dhe emigruan drejt Afrikës, ku unë edhe motra ime kemi lindur. Dhe më e vështira është që unë kam qënë një i pastrehë pjesën më të madhe të jetës sime. Më duhet të mësoja anglisht. Duhet të mësoja një gjuhë të re në çdo vend që jetoja. Kam jetuar në 24 vende të ndryshme brenda një periudhe shumë të shkurtër. Prindërit e mi kanë sakrifikuar shumë për mua që të arrija çdo gjë. Kam 8 vjet që merrem me muzikë dhe askush nuk me jepte një mundësi, asnjë shtëpi diskografike por tani çdo label në Amerikë kërkon të bashkëpunojë me mua”, tregon G4shi. G4shi sapo ka publikuar projektin e tij më të ri muzikore “Turn Me Down”.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI