Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Përveç Cristiano Ronaldos dhe Gareth Bale komentohet për statujën qesharake (Foto)

Lapsi.al 1 June 2017
Përveç Cristiano Ronaldos dhe Gareth Bale komentohet për

Artisti i cili realizoi bustin e Cristiano Ronaldos që u vendos në aeroportin e Madeiras në Portugali, duke shpërthyer ironinë në rrjete sociale, ka krijuar një bust edhe për lojtarin tjetër të Realit të Madridit, Gareth Bale.

Në prag të ndeshjes finale të Champions League që do të luhet në Cardiff, artisti e ka publikuar bustin në faqen e tij personale.

264 orë pune i janë dashur artistit Emanuel Santos për të krijuar veprën e re të artit.

Por rezultati i fytyrës së Bale edhe njëherë ka shpërthyer humorin në rrjete sociale, sepse ngjashmëria me Bale është thuajse zero. Busti duket si figura e një luftëtari të vjetër të moshë më tepër sesa fytyra e vetë lojtarit uellsian të galaktikëve të Realit të Madridit.

Busti i ri u financua nga PaddyPower, pavarësisht dështimit të plotë në realizimin e statujës së parë.

“Jam i lumtur që u bëra i famshëm për bustin e Ronaldos. Më pas mendova të bëj bustin e një tjetër kampioni dhe për mua është një nder i madh”- ka thënë artisti.

Të këshilluara

Chrissy Teigen zhgënjen me këtë foto (FOTO)

Sërish dje pranoi se diçka nuk është e vërtetë rreth saj, dhe kjo është nxirja që ka marrë lëkura e saj. Këtë e tregoi vetë Chrissy Teigen në një pozë nudo që n...

11:26

Dua Lipa sërish me ish të dashurin (FOTO)

Vendimi i Dua Lipas i ka çuditur të gjithë, megjithatë ajo nuk ka qëndruar dot për shumë kohë larg ish të dashurit të saj. Kështu, Dua është rikthyer në krah...

09:52

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI