Flash

"New York Times" boton një artikull kushtuar Dua Lipës (Foto)

Lapsi.al 1 June 2017
"New York Times" boton një artikull kushtuar Dua Lipës

Gazeta prestigjioze amerikane “New York Times” i ka kushtuar një artikull të veçantë këngëtares me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, e cila po tregon sukses të jashtëzakonshëm në fushën e muzikës.

“Jam në qiellin e nëntë”, ka thënë Dua Lipa në fillim të bashkëbisedimit me gazetarin, “Po përjetoj kohën më të mirë”.

‘NYT’ shkruan për këngët e fundit të Duas, veçanërisht për hitin “Scared to Be Lonely”, të cilën e performoi në emisionin e famshëm amerikan “The Tonight Show”.

“Performanca në emision ishte veç një hap i mirë në karrierën e Lipas, 21-vjeçare, e cila të premten publikon albumin debutues ‘Dua Lipa’. Ajo ka siguruar miliona dëgjime për këngët e saj ‘Hotter Than Hell’, ‘Blow Your Mind’ dhe ‘Be the One’, ndërsa kënga ‘Scared to Be Lonley’ ia ka siguruar më shumë se 250 milionë transmetime”, shkruan New York Times.

“Zonjusha Lipa ka zë, është kantautore dhe performuese e cila është rritur me hite. Idolët e saj janë Pink dhe Nelly Furtado së bashku me Kendrick Lamapar dhe J.Cole. Muzikën e saj ajo shpesh e quan ‘pop i errët’”, shkruan veç të tjerash NYT.

Të këshilluara

Chrissy Teigen zhgënjen me këtë foto (FOTO)

Sërish dje pranoi se diçka nuk është e vërtetë rreth saj, dhe kjo është nxirja që ka marrë lëkura e saj. Këtë e tregoi vetë Chrissy Teigen në një pozë nudo që n...

11:26

Dua Lipa sërish me ish të dashurin (FOTO)

Vendimi i Dua Lipas i ka çuditur të gjithë, megjithatë ajo nuk ka qëndruar dot për shumë kohë larg ish të dashurit të saj. Kështu, Dua është rikthyer në krah...

09:52

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI