Flash

Amarda Toska: "Si kanë qenë këto 10 vite ecuri punë me Ami Event" (Foto)

Lapsi.al 31 May 2017
Amarda Toska: "Si kanë qenë këto 10 vite ecuri punë me

Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi, vetëm pak ditë më parë kanë festuar 10-vjetorin e biznesit të tyre në një ceremoni të mbajtur në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë. Një dekadë pas krijimit të agjencisë së eventeve, për Amin dhe Ermalin, sfidat nuk kanë qenë të pakta, por sot janë të dy të lumtur që ia kanë dalë të realizojnë qëllimet që i kishin vendosur vetes qysh në ditën e parë.

E ftuar pasditen e sotme në “Rudina”, Ami tregoi më shumë për ecurinë e 10 viteve në biznes, pa harruar vështirësitë e viteve të para: “Mbaj mend që në fillim të biznesit, punoja në Portokalli. Të premten dhe të shtunën ishte shfaqja, ndërsa të dielën, ndërsa transmetohej Portokallia, unë isha në terren me tuta. Njerëzit shpesh edhe habiteshin kur më shikonin: Ami? më pyesnin me dyshim kur më shikonin ashtu…”

“Ishin vite me sfida dhe vështirësi të mëdha, shpeshherë edhe ekomike…” – tregon Ami duke shtuar se si fillim, ajo dhe Ermali kishin marrë një kredi, pastaj e ndihmonin biznesin edhe me rrogat në televizion: “Fillimisht kemi marrë një kredi, pastaj edhe me rrogat që merrnim edhe nga puna në televizion… Ishim shumë të rinj atëherë…” – kujton ajo.

Ndërsa Rudina ndërhyn duke i kujtuar punën dhe rrogën e saj të parë: “Po ti rrogën e parë e ke marrë në Klan apo jo?” – e pyet moderatorja: “Është e vërtetë, rrogën e parë e kam marrë në Klan dhe i jam shumë mirënjohëse Klanit për mundësinë që më ka dhënë. Në atë kohë, unë sapo kisha mbaruar shkollën e mesme kur u bëra pjesë e grupit të Albit…” – tregon moderatorja.

Televizioni Klan ishte dera që i hapi rrugën një karriere të gjatë në ekran, tregon më tej Ami. Edhe pse prej disa vitesh është tërhequr për t’iu përkushtuar plotësisht biznesit, moderatorja dhe sipërmarrësja është gjithmonë e hapur për projekte të reja televizive që do t’i ofrohen./class

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI