Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Mozzik nuk fshihet më, zbulon të dashurën (Foto)

Lapsi.al 1 June 2017
Mozzik nuk fshihet më, zbulon të dashurën (Foto)

Edhe pse në intervista nuk ka pranuar se është në lidhje dashurie, Mozzik del të jetë në një të tillë.

Ka kohë që reperi ka shkëmbyer komente nga më të ndryshmet në rrjetin social Instagram me një vajzë e cila nuk jeton në Kosovë dhe e cila ka një stil mjaft të veçantë.

Por reperi dhe Loredana nuk kanë hezituar që pas publikimit të videoklipit n’Kuks’ në të cilin figuron edhe ajo të publikojnë edhe fotografi së bashku, transmeton Indeksonline.

Madje në shumë edhe miqtë e Mozzikut i kanë komentuar me emra të ngjashëm ‘Bonnie&Clyde’.

Si duket beqaria e Mozzikut tashmë mori fund me një vajzë e cila po e bën edhe reperin të qëndrojë më shumë jashtë Kosovës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI