Flash

SPAK kërkon psikologë për shkak të presioneve ndaj hetuesve dhe dëshmitarëve

Për 2027, kërkohen 25 pozicione të reja pune për SPAK dhe 94 pozicione për Byronë Kombëtare të Hetimit. Procesi i rekrutimit kërkon kohë për shkak të testimeve dhe verifikimeve të pasurisë dhe figurës së kandidatëve. Gjatë vitit 2026, SPAK ka marrë në shqyrtim qindra çëshjte të rëndësishme që vijojnë të jenë ende nën hetim.

20:35 Erion Abule

Plas tallja në internet me Luanën: Na e shpife, po vesh brekë me mbushje (FOTO)

Lapsi.al 14 January 2017
Plas tallja në internet me Luanën: Na e shpife, po vesh brekë me

Luana Vjollca është rikthyer në ekran me emisionin “Pa limit”, duke e nisur këtë sezon me intervistën që i bëri motrës së saj, Marina Vjollca. E veshur me një fustan të bardhë, Luana ekspozonte linjat pasi ka marrë disa kilogramë me tepër se ç’duhet.

Vetë Luana është shprehur se fillimisht u ushtrua në palestër me programe që të rrisin volumin e fizikut, por më pas situata i doli jashtë kontrollit. Ky fakt nuk i ka shpëtuar syrit vëzhgues të ndjekësve të saj, të cilët kanë vërshuar me lumë komentesh në YouTube, poshtë sekuencave të programit “Pa limit”.

48787

Sipas tyre, intervista që motra i bën motrës nuk u është dukur aspak interesante, pasi nuk thonë asgjë përveçse “u duket vetja si të bukura”. Ndër komentuesit që i komplimentojnë, kanë qenë të shumtë edhe ata që janë shprehur negativisht për Luanën, ku mund të veçojmë disa prej tyre teksa thonë: “Femër më e shitur se kjo s’besoj të ketë. S’e di s’më ngjit fare, shumë false si shpirtërisht, ashtu dhe fizikisht”, “na i shpifët, dhe brekët me mbushje të Luanës do të shohim ne?!”, apo “booohh kjo Lunana s’e kupton sa fake i ka bërë të pasmet, kopje e shëmtuar e Kimit.”

54545487878

Më tej, duke i komentuar si motra që punojnë në të njëjtin televizion, ndjekësit u drejtohen me fjalët: “Jeni pa talent dhe doni vetëm të dukeni. Por duhet ta dini që njerëzve u pëlqen thjeshtësia”. E ndër të tjera kishte dhe ndonjë koment pikant me humor, si dikush që u drejtohet kështu: “Ju motrat Vjollca jeni bërë më keq se Dëshmitarët e Jehovait, s’guxoj të hap dollapin se mos më dilni dhe aty”.?

487878

Luana rikthehet në ekran, pas një periudhe të gjatë mungese, kohë që e ka shfrytëzuar për klipet e saj. Së fundi ajo ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, këngën dhe videoklipin “Je veç ti”, një baladë që trajton temën e dashurisë në çift me muzikë nga Cricket dhe Bled Beats e tekst të Yll Limanit. Në pak ditë që u publikua në YouTube kënga regjistroi mbi 200 mijë shikime, por asnjë koment, pasi Vjollca kishte bllokuar opsionin e komentuesve në YouTube.

luana

Mesa duket ajo nuk dëshiron të dijë opinionin e fansave, pasi nuk ka eksperiencë të mirë me klipet e mëparshme, ku kanë mbizotëruar komentet të tipit “s’ke zë dhe talent për këngëtare”, përveç përshkrimeve apo etiketimeve për pamjen e jashtme, grimin e veshjen. Por prezantuesja e programit “Pa limit”, rubrika e programit “E diell” që këtë sezon televiziv vjen si produksion i veçantë në orarin e pasdites, tani merr edhe ftesa për të performuar në koncerte. Për festa ajo udhëtoi drejt New York, pasi Getoar Selimi e bëri pjesë të turit të “Babastars” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës/panorama

Të këshilluara

Nora Istrefi përfundon në spital! (FOTO)

Para ca ditësh, Era Istrefi u kthye në lajm për frakturën e pësuar për shkak të borës. Tashmë vëmendjen po e merr motra e madhe Nora, e shtruar ne spital. Nu...

01:09

Kujt po përpiqet ti hedh "kunj" Noizy?

Përveç famës muzikore ai është i njohur edhe për makinat luksoze,ku blerja më e fundit është një Ferrari, por ai ka preferuar ta quaj "Shakira".Po flasim për rr...

17:45

Tuna ende e "paharrueshme" për...

Zakonisht kur një çift ndahet,në rrjetet sociale të secilit prej tyre fillon një "pastrim" fotosh dhe kujtimesh që ato kanë kaluar sëbashku. Por ndryshe...

14:23

Sara Kapo "shkrin" borën! (FOTO)

Mbrëmjen e kaluar, Sara Kapo befasoi me foton e publikuar në rrjetet e saj sociale. Vajza e aktores të njohur Ema Andrea, ka vendosur të sfidojë gj...

12:57

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI