Pas qarkullimit të fotove, ku Selena Gomez shfaqet duke u puthur me The Weeknd, duket se reagimi i modeles bukuroshe Bella Hadid nuk është fare i mirë.
Bella u nda nga këngëtari në vitin 2016 pas 2 vitesh të lidhur së bashku. Pas publikimit të fotove, ajo menjëherë ka hequr nga instagrami i saj Selenën duke lënë të kuptohet që miqësia midis vajzave nuk do te jetë më e njëjta...ose ndoshta fare më!