Flash

Noizy në prag fejese, zbulohet lidhja me vajzën që jeton në Francë

Lapsi.al 7 January 2017
Noizy në prag fejese, zbulohet lidhja me vajzën që jeton në

Jemi mësuar ta shikojmë si një “bad boy” teksa sjell këngët e tij për fansat. Noizy ia ka dalë që të shndërrohet ndër personazhet më të pëlqyer, por edhe më të paguarit në ‘showbizz’-in tonë.
Ndaj jeta e tij private nuk kishte sesi të kalonte pa një vëmendje të madhe.

Pak kohë më parë reperi u përfol për një lidhje me serben seksi, Jenna Jenovich, që ishte pjesë e klipit të tij. Qarkulluan disa foto të kësaj dysheje, që vetë modelja serbe i postoi në “Instagram”. Nga ana e tij, Noizy nuk pranoi të flasë rreth marrëdhënies me këtë sex-simbol.

Megjithatë, suplementi “Bluetooth” i Gazeta Shqiptare ka mundur të mësojë se më në fund reperi ka gjetur dashurinë. Burime pranë tij flasim për një lidhje prej disa kohësh me një vajzë shqiptare që jeton në Francë. Sipas informacioneve tona, bukuroshja jeton me familjen në Francë prej vitesh. Familjet respektive janë në dijeni të kësaj lidhjeje serioze, madje ditët e fundit të vitit, familja e Noizyt ka udhëtuar drejt Francës për t’u takuar me familjen e partneres së tij.

Mesa duket, nuk do të jetë e largët dita kur ta shikojmë reperin me unazë në gisht. Këtë herë Rigelsi e ka marrë seriozisht këtë lidhje, duke u dashuruar marrëzisht pas bukuroshes që i ka rrëmbyer zemrën. Udhëtimet e tij të shpeshta drejt Francës nuk kanë qenë vetëm për koncertet, por edhe për të kaluar më shumë kohë me të dashurën e tij. Sipas miqve të afërt të Noizyt, kjo lidhje ka disa kohë që ka nisur dhe këngëtari ka preferuar ta mbajë sa më larg këtë histori nga mediat.

Duke njohur tashmë natyrën e tij diskrete, dihet se vetë këngëtari nuk do ta bëjë publike këtë lidhje, duke e fokusuar të gjithë vëmendjen mediatike tek projektet e reja që shumë shpesh lançon. Ditën e djeshme Noizy ka lançuar këngën e tij të re. E pasi është përfolur për lidhje me modele të ndryshme, reperi “ka hequr” dorë nga aventurat për të shijuar kështu dashurinë e tij të vërtetë. E për sa kohë çifti ka zgjedhur ta mbajë të fshehtë historinë e tyre të dashurisë, do të mbetemi kuriozë për të parë imazhin e vajzës fatlume në krah të Noizyt.

Të këshilluara

FOTO/ Një 41-vjeçare seksi

Koha duket se është ndalur për këngëtaren Fergie. 41-vjeçarja është fotografuar teksa po kalonte pushimet në Maui...

20:13

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI