Flash

Destinacionet/ Ku i kalojnë VIP-at pushimet dimërore

Lapsi.al 7 January 2017
Destinacionet/ Ku i kalojnë VIP-at pushimet dimërore

Shohim shpesh personazhe të famshëm shqiptarë të publikojnë foto nga plazhet ekzotike, apo qytete të ndryshme bregdetare edhe gjatë muajve të dimrit. Por këtë fillimvit, disa nga emrat e ‘showbiz’-it shqiptar kanë zgjedhur të bëjnë pushime malore në dimër.

Mes borës, apo duke bërë ski janë disa nga fotot më të publikuara ditëve të fundit, por ajo që shihet qartë tek të gjithë është argëtimi. Nisur që nga Elia Zaharia dhe Princ Leka, për të vazhduar me Arbana Osmanin, Xhemi Shehun, Rudina Xhungën e Vesa Lumën, po ju zbulojmë destinacionet e tyre për pushimet dimërore.

Elia Zaharia dhe Princ Leka
Pas muajit të mjaltit në Palma De Majorka, Princ Leka dhe Elia Zaharia vazhdojnë pushimet, por këtë herë në dëborë. Çifti ka zgjedhur të bëj pushime malore këtë fillimvit, duke u relaksuar e duke bërë ski.
Elia ka publikuar disa foto në rrjetet sociale, ndërsa në një prej tyre shkruan, “Pushime, dëborë dhe ski”. Aktorja e njohur shihet më e lumtur se kurrë në krahët e princit të saj.
princi
princi1

Xhemi Shehu dhe Arbana Osmani
Pasi “Portokalli” dhe “Dua të të bëj të lumtur” e mbyllën sezonin, dy moderatoret, Arbana dhe Xhemi janë nisur për pushime. Bashkë me djemtë e tyre, ato janë duke kaluar disa ditë pushimesh në dëborë.

Ka qenë Arbana, ajo që ka postuar një foto nga ditët e lumtura, që mikeshat dhe familjet e tyre po kalojnë së bashku. Me to ndodhet edhe një mike, e cila duket se nuk është një figurë e njohur televizive. Prezantueset nuk e kanë zbuluar emrin e vendit ku janë, apo nëse partnerët e tyre i kanë shoqëruar. Gjithsesi, argëtimi nuk u ka munguar.
Arbana-Xhemi

Rudina Xhunga
“Borë në Pezë” ka shkruar gazetarja Rudina Xhunga, përkrah fotos intime familjare. Gazetarja e njohur duket se ka udhëtuar fare pranë Tiranës për të kaluar ditë të bukura me familjen e saj, bashkëshortin dhe vogëlushen Alana. Në foton që Rudina ka publikuar në “Instagram”, familja duket e lumtur dhe e relaksuar.
rudina xhinga

Vesa Luma
Vesa Luma këto ditë është duke qëndruar në Kosovë, ku po kalon disa ditë pushimi bashkë me familjarët e saj. Këngëtarja ka shfrytëzuar motin e ftohtë për të shkuar drejt maleve të Brezovicës për të bërë ski.
Ajo ka publikuar disa fotografi në “Instagram Story” ku shfaqet duke skijuar me snowboard, ndërsa në një nga fotot ka shkruar, “Brezovica është e jona edhe pikë”, duke kundërshtuar ashpër planin strategjik të Brezovicës, për t’u marrë nën menaxhimin e investitorëve të huaj./GSH

Të këshilluara

FOTO/ Një 41-vjeçare seksi

Koha duket se është ndalur për këngëtaren Fergie. 41-vjeçarja është fotografuar teksa po kalonte pushimet në Maui...

20:13

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI