Flash

SPAK kërkon psikologë për shkak të presioneve ndaj hetuesve dhe dëshmitarëve

Për 2027, kërkohen 25 pozicione të reja pune për SPAK dhe 94 pozicione për Byronë Kombëtare të Hetimit. Procesi i rekrutimit kërkon kohë për shkak të testimeve dhe verifikimeve të pasurisë dhe figurës së kandidatëve. Gjatë vitit 2026, SPAK ka marrë në shqyrtim qindra çëshjte të rëndësishme që vijojnë të jenë ende nën hetim.

20:35 Erion Abule

FOTO/ “Skandërbeg” një serial i ri humori në Digitalb

Lapsi.al 4 January 2017
FOTO/ “Skandërbeg” një serial i ri humori në Digitalb

Digitalb sjell së shpejti serialin komedi “Skandërbeg”. Sezoni i parë ka 10 seri nag 30 minuta. Skandërbeg është një prej serialeve unike të prodhuar ndonjëherë në Ballkan (sipas kompanisë së distribucionit Mercury Films e cila ka marrë përsipër dhe distribucionin ndërkombëtar).

Risi jo vetëm për tregun ballkanik, por dhe atë ndërkombëtar, pasi pothuajse nuk ekziston asnjë serial TV që të trajtojë këtë periudhë të Mesjetës. Mbi 30 aktorë, mbi 400 figurantë, me dhjetëra kostume e objekte të epokës.

Për herë të parë: ndërtohet një skenografi/butafori interier dhe eksterier i këtyre përmasave për një produkt televiziv shqiptar, pas viteve 90.

Për herë të parë në një skenë aktorët më të njohur të Shqipërisë e Kosovës: Ermal Mamaqi, Vedat Bajrami, Salsano Rrapi, Laert Vasili, Mensur Safqiu, Jonida Vokshi, Amos Zaharia, Erjona Kakeli, Besmir Bitraku, Vin Bejleri, Marin Orhanasi, Ergys Çekrezi, Romir Zalla, Valina Muçolli, Kristi Çavo, Eva Murati, etj. Me pjesëmarrje speciale nga: Zyliha Miloti.

Ekipi realizues është një staf profesionist ndërkombëtar, me regjisor: Adam Pray (USA) drejtorë fotografie: Andy Rydzeëski (USA) dhe Johann Schmejkal (GER) Gaffer: Jean-Marc Schablin (GER) Mjeshtër Audio: Justin Ëalls (USA) dhe Darko Spasovski (Maqedoni).

Muzika: është realizuar nga një muzikant me famë botërore, një prej isha anëtarëve të grupit me famë ndërkombëtare Beirut, Jeremy Barnes.  

Një komedi pa të qeshura artificiale, sipas standartit të trendeve bashkëkohore të prodhimit të serialeve. Një komedi e bazuar mbi karakteret dhe situatat.

Ngjarja zhvillohet në mesjetën e hershme, në shek 15, një periudhë e trajtuar pak ose thuajse aspak në seriale TV. Një kështjellë arëbëre rrethohet nga një pasha i egër (Mensur Safqiu). Komandanti i kështjellës, Kont Urani (Vedat Bajrami) dhe ndihmësi i tij, Prifti (Ermal Mamaqi) shpresojnë tek ndihma e Gjergj Kastriotit. Kur marrin vesh që Gjergji nuk do të ndryhet në kala, por do të qendrojë në male për të sulmuar turqit pas shpine, situata në kështjellë bëhet dramatike. Ata duhet t'i mbijetojnë të gjitha trukeve e sulmeve të turqve ndërkohë të sigurojnë që jeta në kështjellë të vazhdojë normalisht, me të papritura të panumërta e komplikacione të pafundme.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI