Flash

Ndryshime në kabinetin qeveritar

Teksa pritet asambleja e PS-së të shtunën, ku mund të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar, sot ka pasur një lëvi...

18:15

Forbes: 10 arsye pse Dua Lipa mund të bëhet ylli i ardhshëm Pop-it

Lapsi.al 2 March 2016
Forbes: 10 arsye pse Dua Lipa mund të bëhet ylli i ardhshëm

E mirënjohura “Forbes” ka evidentuar 10 veçanti sipas të cilave, 20-vjeçarja me origjinë shqiptare, meriton t’i kushtohet vëmendje. Në artikullin e botuar online, revista prestigjoze rendit arsyet pse Dua Lipa, mund të ngjitet në majën e yjeve botërorë të muzikës Pop.  

1. E ka të vështirë t’ia shqiptosh emrin. (Të huajt e kanë të vështirë ta thonë emrin – “dwa” apo “duwa”). Revista sqaron se emri i saj është në shqip dhe se nënkupton ‘dashuri’.

2. Muzika e saj është e nivelit të lartë. Në gjashtë muajt e fundit ajo është krahasuar me disa prej artistëve më me nam dhe pritshmëritë janë të mëdha.

3. Ajo nuk mund të ndalet. Statistikat tregojnë se këngëtarja është në ngritje të vazhdueshme dhe tashmë numëron dhjetëra miliona klikime nëYouTube.

4. Ajo ka një llogari të bukur në Instagram. Me një koleksion shumëngjyrësh ‘selfiesh’, foto promovuese dhe video. Për këtë e ndihmon fakti se ajo është jashtëzakonisht me stil me një prapavijë prej modeleje. Aktualisht ajo numëron mbi 75 mijë ndjekës në Instagram.

5. Është një fëmijë ndërkombëtar dhe tmerrësisht e pavarur. Lipa ka lindur në Londër, por familja e saj e quan shtëpi Kosovën. Dua ka jetuar në Prishtinë për një kohë të shkurtër kur ishte femije, ndërsa në moshën 16 vjeçare u kthye në Londër për ndjekur karrierën e saj muzikore. Ajo tashmë është vetëm 20 vjeçe dhe njihet në të gjithë botën.

6. Muzika e saj tashmë është vlerësuar me disa çmime. Dua Lipa ka pasur një vit fantastik, duke u përfshirë në garën e 15 artistëve që konkurruan për Zërin e Vitit në BBC.

7. “Warner Bros Records” panë talentin e saj dhe ajo është duke incizuar albumin debutues. Akoma nuk ka një datë zyrtare për albumin, pos që do të hidhet në treg gjatë këtij viti.

8. Ky është hap i madh për Lipën. Këngët e reja nën ombrellën e “Warner Bros Records” nuk ka dyshim se do t’i sjellin sukses të madh asaj, po të kihet parasysh se shumë yje të muzikën kanë bashkëpunuar me këtë kompani.

9. Ajo është shumë më ‘trendy’ se Lana Del Ray. Shumëkush e krahason me të famshmen, Lana, por Dua dallon nga ajo pasi është më e lezeçmr.

10. Dhe në fund – Në klip ajo ka një palë çizme që rrallëkush do të guxonte t’i vishte. Kjo është nga ato gjëra që i bëjnë vetëm yjet e muzikës pop.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI