Flash

Ndryshime në kabinetin qeveritar

Teksa pritet asambleja e PS-së të shtunën, ku mund të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar, sot ka pasur një lëvi...

18:15

Këngëtari Cozman sot në gjykatën e Tiranës/ Kërkoi gjykim të shkurtuar

Lapsi.al 1 March 2016
Këngëtari Cozman sot në gjykatën e Tiranës/ Kërkoi

Këngëtari i njohur kosovar i muzikës rep, Cozman (Ylber Abdullahu) më 15 mars do të njihet me vendimin që Gjykata e Tiranës do të japë ndaj tij për akuzën e “mbajtjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike”.

Këtë të martë gjykata pranoi kërkesën e këngëtarit për gjykim të shkurtuar, ndërsa pretenca e prokurorisë dhe vendimi i gjykatës do të jepen në 15 mars. Këngëtari me origjinë nga Kosova ishte sot i pranishëm në seancë. Cozman u arrestua në korrik të 2015-ës pasi gjatë një kontrolli në makinë të policisë në Tiranë u zbulua një sasi prej 20 gramë hashash. Ai ishte nën shoqërinë e të dashurës së tij, këngëtares tjetër të njohur Altuna Sejdiu teksa ktheheshin nga një koncert.

Kjo e fundit u la e lirë pasi reperi kosovar pranoi se e kishte për përdorim vetjak dhe jo shitjen e saj.  Çifti i këngëtarëve u ndalua fillimisht për shkeljen e sinjalistikës rrugore, pasi hynë me semafor të kuq. Por pas kontrollit Cozmanit iu gjet një qese me hashash. Ai u hetua në gjendje të lirë pasi pagoi garancinë 5 mijë euro.

Të këshilluara

Një foto provokuese nga Joleza Koka

Kryetarja aktuale e FRESSH­it, Joleza Koka po kalon ndoshta momente të trazuara. Pasi u bë personazh mediatik me deklaratat e saj kontradiktore d...

20:52

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI