Flash

Fronti digjital i “Revolucionit të Flamingove”

Që nga fundi i majit, protestat kundër qeverisë në Shqipëri janë shndërruar në mobilizimin më të madh qytetar që prej rënies së regjimit diktatorial në fillim të viteve 1990. Ndërsa mediat tradicionale kanë zgjedhur kryesisht heshtjen, hapësira digjitale është bërë njëkohësisht strehë për protestën dhe terren ku testohet autoritarizmi digjital.

14:13

Gazetarja sulmon Gjebrean: Një baba dhe bashkëshort si ty, nuk mund të luajë teatër me një vrasës

Lapsi.al 29 February 2016
Gazetarja sulmon Gjebrean: Një baba dhe bashkëshort si ty, nuk mund

Rrëfimi i vrasësisit Marjan Rroku i dënuar përjetë me burg, duket se ka ngjallur debate të shumta në publik. Ish-agjenti i SHIK i cili pranoi për herë të parë për Ardit Gjebrean masakrën e kryer 15 vite më parë kur ekzekutoi nënë e bijë dhe u zhduk, u duk si pendesë e killer-it për të çuar në vend nderin e tij. Marjan Rroku nuk pranoi se kishte pasur lidhje ndonjëherë me vajzën 16-vjeçare, por motra e të ndjerës Alda Canaj tha një ditë më pas, se Rroku përndiqte vazhdimisht familjen e saj.

Pavarësisht të gjithave, opinioni për këtë histori është ndarë në dysh dhe një nga çështjet që po gjykohet së fundi është sjellja e drejtuesit të “E diela Shqiptare”, përballë rastit në fjalë. A duhet të realizonte Arditi një intervistë me një vrasës? Çfarë fshihet në të vërtetë pas këtij rrëfimi dhe pse u përdor televizioni; për të rritur ndjeshmërinë në publik? Për gazetaren e njohur të kulturës në “Shekulli”, Valeria Dedaj, ky episod është i dënueshëm.

“Porosia e kujtdo të kishte qenë intervista e Gjebresë me Marjan Rrokun, një baba i një vajze dhe bashkëshort nuk mund të kishte pranuar të bëhej pjesë e kësaj loje teatrale të padrejtë dhe meskine. Më dukeshin therëse më tepër fjalët e Ardit Gjebresë, “Tani që jam brenda mendoj se Marjani është penduar dhe duhet të dalë”... Por çdo njeri e pyet veten “Po sikur të ishte motra dhe nëna ime?”, a do të mendonte kështu Gjebrea qoftë edhe në skutat më të errëta të kësaj bote...Marjan Rroku ka manipuluar drejtësinë me vite të tëra, duke jetuar i lirë dhe pa e menduar kurrësesi të dorëzohej...U rrëfye, dhe zgjodhi pikërisht Arditin,e thënë sikur të ishte një privilegj për këtë të fundit! U rrëfye, kur të mos rrëfehej nuk kishte më asnjë vlerë, por që edhe pse një vrasës, ai ende ka mundësi të zgjedhë një media ku, të manipulojë, dhe të fajësojë viktimat për vdekjen e tyre! Kjo është e tepërt! Asnjë falje nga goja e Rrokut! Mirëpo Arditi insistoi se me këtë intervistë ky i fundit vinte në njëfarë mënyre nderin në vend...A mund të ketë nder një vrasës i tillë, po aq më tepër a mund ta rifitojë atë duke përdhosur kujtimin e viktimave të tij?! Takoje zoti Ardit djalin e këtij vrasësi, edhe ai është një viktimë, mirëpo të lutem tako edhe familjen e Alda Canajt, atë që Marjan Rroku la prej saj...Ngushellime dhe njëherë për këta të fundit!” – shkruan gazetarja në komentin e saj. 

Të këshilluara

Një foto provokuese nga Joleza Koka

Kryetarja aktuale e FRESSH­it, Joleza Koka po kalon ndoshta momente të trazuara. Pasi u bë personazh mediatik me deklaratat e saj kontradiktore d...

20:52

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI