Dy kosovarët që na bëjnë krenarë në botë janë vënë këtë herë në lupën krahasuese të kantautorit të njohur, Ardit Gjebrea. I frymëzuar nga shfaqja e fundit lakuriqe e Rita Orës për revistën "LUI", prezantuesi i "E diela Shqiptare", ka nxjerrë konkluzione duke e vendosur këngëtaren përballë Lorik Canajt. Sipas Arditit, si kapiteni, ashtu edhe ylli i pop-it janë njësoj të famshëm, por diametralisht të ndryshëm.