Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Pse u revoltua Ledioni me mediat shqiptare?

Lapsi.al 31 January 2016
Pse u revoltua Ledioni me mediat shqiptare?

Moderator i “The Voice” ka mini-shpërthyer përmes një postimi në IG, ku siç duket, i frymëzuar nga filmi kandidat për Oscar, “Spotlight”, gjeti momentin të dalë hapur kundër mediave shqiptare.

I fejuari i pronares së Top Channel, me pak fjalë, merr si shembull historinë e një grupi gazetarësh investigativë amerikanë, të cilët me punë e përpjekje arritën të trondisin themelet e kishës katolike, pasi zbuluan skandalin e abuzimeve seksuale që priftërinjtë e kishës së Bostonit, u bënin fëmijëve. Ledioni për gazetarinë e filmit thotë se është e vërteta, ndërsa sipas asaj që shkruan, lapsat (lapsi.al?), bombat (newsbomb?) dhe statuset e facebook, që me gjasë i referohet denoncimit të gazetarit Mane pak kohë më parë mbi lidhjen e jashtëligjshme të energjisë në banesën e tij… këtë gazetari ai e përçmon! Nuk dihet se për çfarë arsye bjondi i ekranit shprehet hatërmbetur me mediat shqiptare, por reagimi i prezantuesit të bën të reflektosh... Në fakt, duket si një ftesë, kur në të ardhmen gazetarët shqiptarë të shkruajnë për të, t’i futen kërkimeve, se ndoshta ashtu si kolegët amerikanë mund të gjejnë të vërteta, të cilat ashtu si tek “Spotlight”, mund të trondisnin themelet e TCH. 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI