Flash

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09

Vrasja në Greqi/ Dëshmia tronditëse e vajzës së Allmuçës: Më tha se ishte hera e fundit që po e shihja

Lapsi.al 25 August 2026

Prova të reja dhe dëshmi tronditëse hedhin dritë mbi ditët e fundit para vrasjes së një 45-vjeçareje në Lulieta Obzova në Athinë, duke zbardhur lëvizjet e autorit 50-vjeçar Altin Allmuça dhe kërcënimet e vazhdueshme ndaj viktimës dhe fjalët që ai i tha vajzës së tij pak para se të shkonte në banesën e gruas.

Sipas mediave greke, persona nga rrethi familjar i viktimave kanë folur për herë të parë për ngjarjen, ndërsa një bisedë mes autorit dhe vëllait të 45-vjeçares, disa ditë para krimit, hedh dritë mbi marrëdhënien mes tyre. Të afërmit e të dyja palëve kanë mbetur të tronditur nga tragjedia. Sipas dëshmive, 50-vjeçari e kishte ndjekur sistematikisht viktimën dhe dyshohet se e kishte kërcënuar edhe me armë.

“Kohët e fundit, kudo që shkonte dhe çfarëdo që bënte, ai e gjente përpara saj”, tha një familjare e viktimës. Sipas saj, Allmuça dyshohet se i kishte dërguar 45-vjeçares një fotografi ku shfaqej me armë, të shoqëruar me kërcënime.

“Ai i kishte dërguar një foto me një armë në kokë, ku i thoshte: ‘Do të vras veten dhe do të të vras ty’”, tregoi ajo. Të afërmit i kishin sugjeruar Lulietës të denonconte rastin në polici. 45-vjeçarja kishte vendosur t’i jepte fund marrëdhënies me 50-vjeçarin pasi mësoi se ai ishte i martuar dhe kishte një vajzë 19-vjeçare. Sipas dëshmive, pas ndarjes, sjellja e tij dyshohet se u bë gjithnjë e më agresive.

Sipas një miku të tij të afërt, para se të shkonte në banesën e viktimës, ai u takua me vajzën e tij dhe i foli në një mënyrë që e bëri atë të kuptonte se mund të ishte hera e fundit që e shihte. “Ai takoi vajzën e tij dhe i tha: ‘Të dua shumë. Ti je jeta ime. Por ti më ke lënduar sepse nuk më ke mbështetur. Doja që të ishe pranë meje dhe mund të mos më shohësh më. Do të jetë hera e fundit që më sheh’”, tregoi miku i tij.

Më pas, Allmuça u kthye në shtëpi, zgjoi bashkëshorten dhe i la para, duke i kërkuar të kujdesej për vajzën e tyre. “Ai u kthye në shtëpi rreth orës katër. Zgjoi gruan, i la disa para dhe i tha të kujdesej për fëmijën”, tregoi ai. Pak më vonë, 50-vjeçari dyshohet se shkoi pranë pallatit ku jetonte 45-vjeçarja dhe priti derisa ajo të dilte. Sipas raportimeve, ai e befasoi gruan dhe e qëlloi për vdekje.

Një banor i zonës përshkroi për median greke momentet menjëherë pas të shtënave.

“Fillimisht dëgjova një britmë gruaje dhe më pas një tjetër të shtënë. Në total ishin katër të shtëna. E katërta u dëgjua shumë fort pranë derës sime. Kur zbrita poshtë, gruaja ishte e shtrirë përmbys dhe fytyra e saj ishte e mbuluar me gjak”, tha ai. Pas vrasjes së 45-vjeçares, 50-vjeçari i dha fund edhe jetës së tij. Sipas dëshmive të personave të afërt, viktima kishte shprehur më herët frikën nga sjellja e tij dhe kishte marrë masa për t’u mbrojtur, përfshirë edhe ndërrimin e bravave të banesës.

Vajza e 45-vjeçares u ka thënë autoriteteve se ishte në dijeni për marrëdhënien e nënës së saj me 50-vjeçarin dhe se ajo kishte vendosur t’i jepte fund lidhjes. Nëna e saj kishte shprehur shqetësimin për sjelljen e Allmuçës, të cilin e përshkruante si tepër xheloz dhe që i shkaktonte vazhdimisht probleme.

“E dija që mamaja ime kishte qenë në një lidhje kohët e fundit. Ajo më kishte thënë se ishte ndarë në fund të shkurtit. Ishte e shqetësuar për sjelljen e këtij burri, sepse ai i shkaktonte vazhdimisht probleme. Më kishte thënë se ishte jashtëzakonisht xheloz”, dëshmoi ajo. Edhe vajza e Allmuçës ka folur për tragjedinë, duke thënë se është e tronditur nga ajo që bëri babai i saj. “Jam e shokuar nga i gjithë ky incident. Nuk mund ta besoj që babai im e bëri këtë. Ai është babai im dhe do të më mungojë. E humba babain tim, por nga ana tjetër nuk mund ta injoroj faktin që ai ka bërë keq, që është bërë vrasës. Ai i mori jetën një gruaje dhe nënës së një vajze të moshës sime”, tha ajo.

“Jam shumë e shqetësuar psikologjikisht për gjithë këtë situatë. Nuk jam përgjegjëse për asgjë dhe respektoj dhimbjen e vajzës tjetër. Në thelb, ne jemi viktimat. Do të doja shumë që e gjithë kjo histori të mbaronte këtu, që të qetësoheshim dhe të respektonim dhimbjen tonë, duke vajtuar secili njerëzit që do”, shtoi vajza e Allmuçës.

Të këshilluara

Parlamenti nis më 8 shtator

Shtatori pritet të jetë një muaj i ‘nxehtë’ politik. Këtë vit, vapa nuk ikën me gushtin. Shtatori i ri politik n...

18:17

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09