Flash

Vijon revolta para Kryeministrisë/ Mbahet sot protesta e 6 qytetare, tubuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Lapsi.al 5 June 2026

Protesta kundër projektit turistik në zonën e mbrojtur të Zvërnecit hyn sot në ditën e saj të gjashtë. Qytetarë nga zona të ndryshme të vendit kanë paralajmëruar pjesëmarrje në tubimin që do të zhvillohet në Tiranë, ku krahas kundërshtimit ndaj projektit, kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.

Tubimi pritet të nisë në orën 18:00 në sheshin “Skënderbej”, për t’u zhvendosur më pas para godinës së Kryeministrisë. Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive, duke e cilësuar protestën si një reagim qytetar në mbrojtje të interesit publik dhe mjedisit. Prej pesë ditësh, bulevardi kryesor i kryeqytetit është kthyer në qendrën e protestave, ku qytetarët kanë shprehur kundërshtimin e tyre përmes pankartave, marshimeve dhe thirrjeve drejtuar qeverisë.

Një ditë më parë, protestuesit paraqitën pesë kërkesa që i konsiderojnë të panegociueshme: dorëheqjen e qeverisë, shfuqizimin e statusit të investitorit strategjik, anulimin e Paketës së Maleve, si dhe shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura dhe në ligjin për trashëgiminë kulturore.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI