Flash

Nën akuzë për drogë, pastrim parash e krime kompjuterike, 6 persona ekstradohen sot nga Dubai

Lapsi.al 5 June 2026

Gjashtë persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik narkotikësh, pastrim parash dhe krime kompjuterike janë arrestuar në Dubai dhe pritet të ekstradohen gjatë ditës së sotme drejt Shqipërisë.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Shtetit, e cila bën me dije se të arrestuarit akuzohen për përfshirje në veprimtari kriminale të organizuara, të shtrira në disa shtete. Mes personave që do të ekstradohen janë K. Q. alias J. H. alias J. Q., 44 vjeç, Sh. K., 44 vjeç, A. P. alias Sh. P., 38 vjeç dhe D. P. alias E. S. alias D. B. alias F. P., 39 vjeç. Ata dyshohen për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim të produkteve të veprës penale, të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Njoftimi i policisë:

Pritet të ekstradohen sot, në Shqipëri, 6 shtetasit e kapur në Dubai, pjesëtarë të grupeve kriminale.

6 shtetasit ishin në kërkim ndërkombëtar për veprimtari kriminale në fushat e narkotikëve, krimeve kompjuterike dhe/ose pastrimit të parave.

Në vijim të bashkëpunimit ndërmjet Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe homologëve në Emiratet e Bashkuara Arabe, do të ekstradohen sot, në Shqipëri, shtetasit:

-K. Q. alias J. H. alias J. Q., 44 vjeç; Sh. K., 44 vjeç; A. P. alias Sh. P., 38 vjeç dhe D. P. alias E. S. alias D. B. alias F. P., 39 vjeç, të gjithë të akuzuar për veprimtari në fushën e narkotikëve dhe/ose pastrim të produkteve të veprimtarive kriminale/veprës penale, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal;

-I. L. alias I. S., 30 vjeç, i akuzuar për pastrim të produkteve të veprimtarive kriminale/veprës penale, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal;

-M. C., 34 vjeç, i akuzuar për mashtrim kompjuterik, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI