Flash

Artur Shehu mesazh të veçantë për Agron Shehajn dhe Adriatik Lapajn

Lapsi.al 4 June 2026

Artur Shehu foli për herë në një intervistë për emisionin “Opinion” për çështjen e tokës së tij në Zvërnec dhe në fund të intervistës, gjeti kohë të përshëndësë dy kryetarët e partive të reja në panel, Agron Shehajn dhe Adriatik Lapajn. 

"Më pëlqen paneli që keni sot aty sidomos Agron Shehaj dhe Adritaik Lapaj që janë vlonjatë. Ju kam shumë xhan” – tha Shehu.  

Ky mesazh i Artur Shehut nuk u lexua si miqësor nga kreu i Mundësia, Agron Shehaj, përkundrazi. 

Shehaj i kërkoi Fevziut të bëjë koment për deklaratën e Shehut për të cilën tha se iu duk si mesazh i koduar. 

"Duhet të komentoj për çfarë ndodhi këtu. Mu duk si mesazh i koduar. Nuk jam i bindur, por të shohim, mua kështu mu duk. 

Dua t'ju jap garanci, sidoqoftë, zero ndikim për sjelljen time në politikë. Unë mbroj interesin e qytetarëve" - deklaroi Shehaj. ©LAPSI.al 

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI