Flash

“Edi Rama ka mbaru!"/ Mijëra njerëz ndezin bulevardin e Tiranës (PAMJET) 

Lapsi.al 4 June 2026

Mijëra protestues vijojnë rezistencën para Kryeministrisë duke kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës. Protestuesit po thërrasin në kor: “Edi Rama ka mbaru”! “Revolucion” dhe “Shqipëri e re”.

Kjo është protesta e pestë e qytetarëve në mbrojtje të Zvërnecit. Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës dhe të qeverisë së drejtuar prej tij.

“Shqipëria është e jona, deti është i joni. Kjo tokë është e jona, nuk do e shisni dot”, u shpreh një protestuese. 

“Diaspora është këtu për të mbrojtur Shqipërinë nga çdo tradhtar”, tha një tjetër. ©LAPSI.al


Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI