Flash

Komiteti i Senatit Amerikan miraton kandidaturën e Eric Wendt për ambasador të SHBA-së në Shqipëri

Lapsi.al 5 June 2026

Eric Wendt ka marrë merr mbështetjen e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë  si ambasador i ardhshëm i SHBA-së në Shqipëri. Sipas një komunikimi të zyrës së shtypit të komitetit, kandidatura e Wendt mori mbështetje nga senatorë të të dyja partive kryesore, me votim 19 pro dhe 3 kundër. Tashmë ai pritet të kalojë për votim në seancën plenare të Senatit.

Në dëgjesën publike të 20 majit, Wendt paraqiti vizionin e tij për marrëdhëniet SHBA-Shqipëri. Ai iu përgjigj pyetjeve të senatorëve mbi korrupsionin, SPAK-un, investimet amerikane dhe bashkëpunimin në fushën e sigurisë. Gjatë paraqitjes para senatorëve, Wendt renditi si prioritete kryesore luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, forcimin e partneritetit ushtarak mes SHBA-së dhe Shqipërisë, sigurinë kibernetike dhe krijimin e një klime më të favorshme për investimet amerikane.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI