Flash

Rrëshqitje dherash në Currila, evakuuohen banorët e pallatit në Durrës

Lapsi.al 5 June 2026

Një rrëshqitje dherash është konstatuar në zonën e Currilave në Durrës, duke krijuar një situatë emergjente dhe rrezik për banorët e pallatit që ndodhet pranë vendit ku ka rrëshqitje dherash. Sipas informacioneve paraprake, masa dheu e gurësh janë shkëputur nga kodra, duke rënë në afërsi të ndërtesës dhe duke mbuluar pjesërisht shkallët e pallatit. Ngjarja ka shkaktuar shqetësim te banorët, të cilët druhen për sigurinë e tyre dhe të banesave.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe strukturat përgjegjëse, të cilat po vlerësojnë situatën dhe shkallën e rrezikut. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa po shqyrtohen masat që do të merren për stabilizimin e terrenit dhe shmangien e incidenteve të tjera. Banorët kërkojnë ndërhyrje të shpejtë nga autoritetet, pasi zona është përballur edhe më herët me probleme të ngjashme të rrëshqitjes së tokës, veçanërisht gjatë periudhave me reshje intensive. Ndërkohë, ekspertët pritet të kryejnë verifikimet e nevojshme për të përcaktuar nëse pallati është prekur nga lëvizjet e terrenit dhe nëse ekziston rrezik i mëtejshëm për banorët.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI