Flash

Vrasja në Maliq/ Dyshohet se Violand Braçellari përdori gjithë arsenalin ndaj "Shqiponjave"

Lapsi.al 5 June 2026

Hetimet për ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Lozhan të Korçës, ku gjatë një operacioni policor mbeti i vrarë efektivi i Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, ndërsa u plagos Edison Adri, vijojnë ende.

Sipas të dhënave të siguruara nga grupi hetimor, në stanin ku fshihej i shumëkërkuari Violand Braçellari janë gjetur tre armë zjarri: një kallashnikov, që dyshohet se është përdorur për të qëlluar ndaj forcave të policisë, një pushkë model 56 dhe një armë gjahu tip çifte. 

Gjatë kontrolleve të kryera në vendngjarje nuk është gjetur municion, çka i ka çuar hetuesit në dyshimin se Braçellari mund të ketë përdorur të gjithë sasinë e municioneve që kishte në dispozicion gjatë përplasjes me efektivët e policisë.

Po ashtu, në vendin ku ishte strehuar ai është gjetur edhe një radio policie. Burime nga hetimi bëjnë me dije se gjatë operacionit efektivët kanë fikur radiot e tyre të komunikimit për të shmangur ndërhyrjet ose dëgjimin e komunikimeve nga ana e Braçellarit.

Ndërkohë, hetimet e zhvilluara nga Prokuroria dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) mbi mënyrën e organizimit dhe zbatimit të operacionit nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë nuk kanë evidentuar, deri në këtë fazë, shkelje të procedurave apo të protokolleve operative.

Sa i përket debatit mbi mungesën e forcave speciale RENEA apo të Forcës Operacionale në këtë aksion, burime pranë grupit hetimor sqarojnë se vlerësimi i nivelit të rrezikshmërisë ishte bërë bazuar në profilin penal të Braçellarit, i cili ishte i dënuar për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, dhe jo për krime të rënda kundër jetës.

Sipas të njëjtave burime, angazhimi i forcave RENEA vendoset rast pas rasti, mbi bazën e analizës së riskut, dhe nuk përbën një detyrim për çdo operacion policor. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI