Flash

Paraqiten në spital dy vëllezër nga Laçi, njëri prej tyre i plagosur me armë zjarri

Lapsi.al 5 June 2026

Dy vëllezër nga Laçi janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në Tiranë. Bëhet fjalë për shtetasit Klisman dhe Klaudio Gega (Lepuri). Policia bën me dije se të dy vëllezërit janë jashtë rrezikut për jetën. Njëri prej tyre dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri në këmbë, ndërsa tjetri ka pësuar ndrydhje në këmbë. Ata kanë deklaruar në polici se janë dëmtuar nga persona të panjohur për ta, në ambientet e një subjekti në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 05.06.2026, rreth orës 03:00, janë paraqitur për ndihmë mjekësore, në spital, shtetasi K. Rr.(L.), banues në Laç, i dëmtuar në këmbë dyshohet me armë zjarri, dhe vëllai i tij, shtetasi K. G.(L.), i dëmtuar në këmbë(ndrydhur).

Të dy shtetasit janë jashtë rrezikut për jetën, dhe kanë deklaruar se janë dëmtuar nga disa shtetas të panjohur prej tyre, në ambientet e jashtme të një subjekti në rrugën “Faik Konica”. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të rastit, si dhe për sqarimin e rrethanave.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI