Flash

SPAK sekuestron llogaritë bankare të kompanive të lidhura me projektin e Zvërnecit

Lapsi.al 2 June 2026

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sekuestruar llogaritë bankare të kompanisë “Albania Land Development”, në kuadër të një hetimi për një skemë të dyshuar të tjetërsimit të pronave në zonën e Zvërnecit. 

Një nga administratorët e kompanisë, Redi Struga, i është nënshtruar kontrollit nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), si pjesë e veprimeve hetimore që po zhvillohen nga SPAK.

Hetimet dyshohet se lidhen me një mekanizëm të mundshëm për kalimin e pronave shtetërore në duar private, ku sipas dosjes, Struga ka shërbyer edhe si ndërmjetës në kontakte me investitorët nga Katari. Kalimi i parave të tyre për te blerë disa nga tokat pronëcia e të cilave ende është e papërmbyllur me një proces të plotë gjyqësor, është pazulluar nga SPAK.

Në qendër të hetimit përmendet Artur Shehu, i cili aktualisht jeton në Shtetet e Bashkuara. Sipas burimeve hetimore, ai dyshohet se ka pasur rol drejtues në skemën e pretenduar të tjetërsimit të pronave. 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI