Flash

Zbardhet aksidenti i rëndë në Lushnje/ Ndërron jetë vëllai i zv.ministres së Mjedisit

Lapsi.al 2 June 2026

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në qytetin e Lushnjës. 

Ernis Xhumari, 43 vjeç, nga Karbunara e Lushnjës, ka mbetur viktimë.

Nga burime në Policinë e Lushnjës, pak para aksidentit 43-vjeçari ka shkuar para Komisariatit të Lushnjës duke xhiruar gomat dhe duke përdorur fjalor ofendues. Menjëherë pas këtyre manovrave, grupi i gatshëm i Policisë së Lushnjës është vënë në ndjekje.

Në tentativë për t’iu shpëtuar forcave të policisë, 43-vjeçari ka marrë drejtimin drejt Karbunarës me shpejtësi. Si shkak i shpejtësisë së lartë, ai nuk ka mundur të shmangë rrethrrotullimin, duke u përplasur në të, dhe më pas makina është përfshirë nga flakët. Edhe pse i është dhënë ndihma e parë, 43-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.

Po këto burime theksojnë se 43-vjeçarit, rreth dy muaj më parë, i është hequr leja e drejtimit pasi është kapur në gjendje të dehur, ku më pas është proceduar. 43-vjeçari Ernis Xhumari është vëllai i zv.ministres së Mjedisit, Elda Xhumari.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI