Flash

Aksident fatal në Lushnje, shpejtësia “skëterrë” i merr jetën 43-vjeçarit

Lapsi.al 2 June 2026

Një aksident fatal ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Lushnje. Bëhet me dije se një mjet tip Benz që po lëviste me shpejtësi të lartë ka goditur bordurën e rrethrrotullimit dhe më pas është përplasur me shtyllën e ndriçimit dhe ka përfunduar dhjetëra metra larg. 

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje 43 vjeçari Ernis Xhumari. Në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë kryer veprimet procedurale dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes. Po ashtu edhe forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për pastrimin e rrugës nga mbetjet e automjetit të dëmtuar rëndë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI