Flash

Lushnjë/ Ndërron jetë vëllai i zv.ministres së Mjedisit teksa tentonte t’i largohej policisë

Lapsi.al 2 June 2026

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit në qytetin e Lushnjës. Viktimë ka mbetur 43-vjeçari Ernis Xhumari, vëllai i zv.ministres së Mjedisit, banues në Karbunarë të Lushnjës. Sipas burimeve, pak para aksidentit 43-vjeçari ka shkuar para Komisariatit të Lushnjës duke xhiruar gomat dhe duke përdorur fjalor ofendues.

Menjëherë pas këtyre manovrave, patrulla e policisë është nisur drejt vendngjarjes për verifikim. Sapo ka konstatuar policinë, Xhumari është larguar me shpejtësi të madhe. Në tentativë për t'u arratisur 43-vjeçari ka marrë drejtimin drejt Karbunarës me shpejtësi dhe nuk ka mundur të shmangë rrethrrotullimin

Në zonën e rrethrrotullimit të Plastmasit, automjeti ka humbur kontrollin, është përplasur me bordurat anësore dhe është përmbysur. Si pasojë e përplasjes së fortë, 43-vjeçari Ernis Xhumari ka humbur jetën në vendngjarje. Sipas burimeve hetimore, rreth dy muaj më parë Xhumari ishte proceduar dhe i ishte hequr leja e drejtimit për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI