Flash

Skandali i AKSHI-t, Karçanaj paraqitet në SPAK për masën “detyrim paraqitje”

Lapsi.al 2 June 2026

Mirlinda Karçanaj, ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, është paraqitur këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Ajo është marrë në hetim për dosjen e AKSHI-t, ku Karçanaj dhe persona të tjerë, mes tyre Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri akuzohen si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Sipas SPAK, Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri konsiderohen si dy nga personat kyç të skemës së dyshuar. Ata akuzohen për konkurrencë të paligjshme përmes dhunës dhe presionit, heqje të paligjshme të lirisë, shkelje të barazisë në tendera, grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash. Hetimet tregojnë se ata dyshohet se kanë ushtruar intimidim ndaj përfaqësuesve të kompanive pjesëmarrëse në tendera, me qëllim tërheqjen e ankimimeve dhe favorizimin e fituesve të caktuar.

Të dy biznesmenët janë aktualisht në kërkim.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI