Flash

Rama për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve: Gjykata Kushtetuese nuk na thotë dot si votojmë

Lapsi.al 18 September 2026

Kryeministri Edi Rama ndërhyri në Kuvend gjatë debatit për projektligjin që ndryshon formulën e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, pak përpara votimit.

Rama deklaroi se Kuvendi ka përgjegjësinë të përcaktojë kufijtë mes pushteteve dhe argumentoi se Gjykata Kushtetuese nuk mund t’i diktojë Parlamentit mënyrën se si duhet të votojë.

“Kemi përgjegjësi të tregojmë ku mbaron një pushtet dhe ku fillon tjetri. Kushtetuta flet për tre pushtete të pavarura. Kjo çështje nuk mund të krijojë shtetin e parë në botë ku pagat e gjyqtarëve të jenë mbi të gjithë dhe duhet te rriten autmatikisht sa here behen ndryrje ne pagat e tjera”, tha Rama. 

Kryeministri theksoi gjithashtu se, sipas tij, askush nuk mund t’i përcaktojë Kuvendit se kur duhet të mblidhet apo çfarë duhet të shqyrtojë.

“Sa i perket afatit. Nuk mund t’i thotë askush Kuvendit se kur do të mblidhet dhe për çfarë do të mblidhet. Nuk i vendos njeri Kuvendit afate. Gjykata Kushtetuese nuk na thotë dot si votojmë”, deklaroi Rama.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI