Flash

Presidentja e Kosovës thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës: Votoni në zgjedhje!

Lapsi.al 24 October 2026

Presidentja e Kosovës thirrje shqiptarëve në Luginën e

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit që jetojnë në Kosovë, të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare në Serbi. Përmes një mesazhi publik, ajo ka kërkuar pjesëmarrje sa më të lartë, duke e cilësuar votën si një mundësi për të forcuar përfaqësimin politik të shqiptarëve dhe për të mbrojtur të drejtat e tyre.


Në thirrjen e saj, Shiroka Pula ka vënë theksin te bashkimi politik, me synimin për të siguruar më shumë përfaqësues shqiptarë në Parlamentin e Serbisë.

“Bashkimi është çelësi i përfaqësimit më të fuqishëm politik. Prandaj, bashkë në listë dhe bashkë në votim. Për më shumë deputetë shqiptarë në Parlamentin e Serbisë. Për një zë më të fuqishëm në mbrojtje të të drejtave, dinjitetit dhe interesave të shqiptarëve”.

Presidentja u ka kujtuar votuesve se pjesëmarrja në zgjedhje është një e drejtë demokratike, por edhe një instrument për të ngritur zërin për interesat e komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës.

“Çdo votë ka rëndësi. Pjesëmarrja juaj është kontribut i drejtpërdrejtë për përfaqësimin politik dhe për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Ju ftoj që të shfrytëzoni të drejtën tuaj demokratike të votës për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve”.


Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi zhvillohen më 25 tetor, në një klimë të tensionuar politike, pas protestave të gjera studentore dhe akuzave për korrupsion ndaj pushtetit. Sondazhet e fundit tregojnë një garë të ngushtë mes listës së mbështetur nga presidenti Aleksandar Vuçiç dhe listës studentore.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI