Flash

Rrahje, përgjime dhe kërcënime/ Serbia e Vuçiçit në prag të zgjedhjeve

Në një investigim të gjerë, Reuters dokumenton dëshmi për dhunën policore, spiunazhin kibernetik dhe kërcënimet ndaj gazetarëve e kundërshtarëve të Aleksandar Vuçiçit, duke përshkruar përkeqësimin e lirive demokratike në Serbi, ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e 25 tetorit.

17:17

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Akuza për abuzim dhe një betejë për kujdestarinë, Halle Berry dhe ish-bashkëshorti përballen në gjykatë

Lapsi.al 23 October 2026

Akuza për abuzim dhe një betejë për kujdestarinë, Halle

Përplasja ligjore mes aktores Halle Berry dhe ish-bashkëshortit të saj, Olivier Martinez, po bëhet gjithnjë e më e ashpër.

Aktori francez ka përsëritur akuzat për abuzim ndaj ish-bashkëshortes dhe djalit të tyre 13-vjeçar, Maceo, gjatë seancave gjyqësore për kujdestarinë dhe urdhrin e mbrojtjes.

Gjatë marrjes në pyetje në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit, Martinez u përball me pyetje nga avokatja e Berry-t, Marina Beck, e cila i vuri në dukje një deklaratë të nënshkruar prej tij në shtator të vitit 2024.

Në atë dokument, të firmosur nën përgjegjësi ligjore për vërtetësinë e deklarimeve, Martinez kishte pohuar se mes tij dhe aktores nuk kishte pasur histori dhune në familje.

Kur avokatja e pyeti nëse deklarata ishte e vërtetë në momentin kur ishte nënshkruar, Martinez u përgjigj pozitivisht. Kjo ngriti pikëpyetje mbi mospërputhjen mes deklarimit të mëparshëm dhe akuzave që ai ka bërë së fundmi.

Megjithatë, avokati i Martinez-it, Patrick Baghdaserians, shpjegoi për Page Six se dokumenti i vitit 2024 lidhej me një kërkesë financiare për mbulimin e shpenzimeve ligjore dhe jo me çështjen e kujdestarisë. Sipas tij, deklarata i referohej mungesës së urdhrave të mëparshëm për dhunë në familje.

Akuzat për incidentin me djalin 13-vjeçar

Martinez pretendon se më 26 shtator, gjatë një konflikti në banesën e aktores, Halle Berry e ka kapur djalin e tyre nga qafa dhe e ka mbytur. Ai pretendon gjithashtu se ngjarja i ka shkaktuar djalit shqetësim emocional.

Pas këtyre pretendimeve, gjykata lëshoi në fillim të tetorit një urdhër të përkohshëm mbrojtjeje, i cili i dha Martinez-it kujdestarinë kryesore të Maceo-s dhe kufizoi kontaktet e Berry-t me të, ndërsa çështja vazhdon të shqyrtohet.

Aktorja i ka mohuar akuzat. Përmes dokumenteve gjyqësore, ajo ka deklaruar se nuk e ka abuzuar kurrë fizikisht apo emocionalisht të birin dhe ka kërkuar rikthimin e marrëveshjes së mëparshme për kujdestari të përbashkët.

Berry ka akuzuar gjithashtu ish-bashkëshortin se ka ndërhyrë në marrëdhënien e saj me djalin dhe ka përfshirë të miturin në konfliktin ligjor mes tyre. Ekipi i saj ligjor i ka cilësuar pretendimet e Martinez-it si të pabazuara dhe çorientuese.

Halle Berry dhe Olivier Martinez u martuan në vitin 2013 dhe u ndanë dy vjet më vonë. Divorci i tyre u finalizua në vitin 2023, kur ranë dakord për kujdestari të përbashkët të djalit.

Tashmë, aktorja kërkon që të rikthehet marrëveshja e mëparshme, ndërsa Martinez kërkon të marrë kujdestarinë e vetme.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI