Flash

Euro kap një tjetër minimum historik

Lapsi.al 22 October 2026

Euro kap një tjetër minimum historik

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun vijon rënien dhe po i afrohet më tej kufirit të 90 lekëve.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 90.64 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Me bazë vjetore, kursi Euro-Lek ka rënë me 6.2%. Euro po zhvlerësohet me ritmet më të larta në tre vitet e fundit.

Ekspertët e tregut valutor mendojnë se rënia e vazhdueshme e Euros është rezultat i zhvendosjes së balancave mes ofertës dhe kërkesës. Flukset hyrëse në Euro vazhdojnë të jenë në rritje, të nxitura sidomos nga turizmi dhe investimet e huaja.

Nga ana tjetër, kërkesa për Euro paraqitet gjithnjë e më e vakët, çka pjesërisht mund të shpjegohet edhe me uljen e besimit të publikut te monedha europiane, pas një cikli zhvlerësimi që po zgjat prej më shumë se një dekade.

Kjo po reflektohet edhe në një zhvendosje të kuotimit të çmimeve të pasurive të paluajtshme drejt monedhës vendase. Ndërkohë, edhe kreditimi i ekonomisë është gjithnjë e më i orientuar drejt Lekut, sidomos në segmentin e individëve, duke ulur gradualisht kërkesën për valutë me qëllim pagesën e kësteve të kredisë.

As trazirat e shkaktuara nga protestat e javëve të fundit nuk kanë sjellë një rritje të kërkesës së brendshme për Euro, siç mund të ketë ndodhur gjatë momenteve të pasigurisë politike apo ekonomike në të shkuarën.

Banka e Shqipërisë vlerëson së në përgjithësi rënia e kursit të Euros mund të shpjegohet me zhvillimet në pozicionin e jashtëm të ekonomisë.

Për gjysmën e parë të vitit 2026, deficiti i llogarisë korrente pësoi rënie me gati 41% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe arriti njëkohësisht nivelin më të ulët që prej vitit 2018. Ulja e deficitit ka ardhur kryesisht nga rritja e eksporteve të shërbimeve dhe nga remitancat.

Ndikim në bilancin e përgjithshëm të pagesave po jep edhe rritja e investimeve të huaja direkte. Për 6-mujorin 2026, vlera e përgjithshme e investimeve të huaja direkte arriti në 1.144 miliardë euro, me një rritje prej 50% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Përballë presioneve të shtuara mbi kursin e këmbimit, Banka e Shqipërisë i ka rritur më tej blerjet e valutës këtë vit.

Sipas informacionit mbi ndërhyrjet në tregun e parasë, gjatë tremujorit të dytë të këtij viti Banka Qendrore ka blerë gjithsej 524 milionë euro, shifër kjo 224% më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Duke shtuar edhe 139.6 milionë euro të blera në ankandet e tremujorit të parë, vlera totale e blerjeve për 6-mujorin 2026 ka arritur në 663.6 milionë Euro.

Blerjet e gjysmës së parë të vitit 2026 po ndjekin trajektoren e blerjeve të mëdha të valutës nga Banka e Shqipërisë duke filluar nga viti 2024. Në periudhën 2024-2025, blerjet arritën vlerën e më shumë se dy miliardë eurove. Vetëm vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë bleu 1 miliard e 27 milionë euro në tregun e brendshëm. /Monitor 

Euro kap një tjetër minimum historik

Të këshilluara

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI