Flash

Kush është Aarhus, klubi me histori 146-vjeçare që luan me Egnatian: gjashtë herë kampion i Danimarkës

Egnatian e pret një kundërshtar me emër në futbollin danez. Aarhus, i njohur si AGF, është një nga klubet historike të vendit, me gjashtë tituj kampion dhe nëntë Kupa të Danimarkës.

Lapsi.al 22 October 2026

Kush është Aarhus, klubi me histori 146-vjeçare që luan me

Egnatian e pret një kundërshtar me emër në futbollin danez. Aarhus, i njohur si AGF, është një nga klubet historike të vendit, me gjashtë tituj kampion dhe nëntë Kupa të Danimarkës. Skuadra vjen nga një periudhë me rezultate të ndryshueshme, por mbetet një kundërshtar që kërkon vëmendje të veçantë.

Nga një daneze, te një daneze. Për Egnatian që ndali Midtjylland i, tani vjen transferta e parë kundër Aarhus, në Danimarkë. Kush është kundërshtari i kampionëve shqiptarë. I themeluar në vitin 1880, Aarhusi është një nga emrat tradicionalë të futbollit danez. Klubi e ka fituar gjashtë herë kampionatin, përfshirë titullin e sezonit 2025–2026, ndërsa në vitrinën e trofeve numëron edhe nëntë Kupa të Danimarkës. Kulmi i parë europian erdhi që në vitin 1955, kur u bë klubi i parë danez që mori pjesë në Kupën e Kampionëve. Sot, AGF luan në Ceres Park Vejlby, stadiumi me kapacitetin prej 20 mijë vendesh, ku zhvillon ndeshjet si pritës që prej vitit 1920, në pritje të ndërtimit të impiantit të tij të ri, që do të jetë i dyti më i madh në Danimarkë. Një skuadër me traditë, mbështetje të fortë dhe ambicie për të lënë gjurmë edhe në arenën ndërkombëtare. 

Sa i përket formës aktuale, Aarhus vjen pas një fitoreje bindëse 3-0 ndaj Sønderjyske në kampionat, por edhe pas humbjes minimale 1-0 në transfertë kundër Gent, në ndeshjen e parë europiane të fazës së ligës. Në kampionat, barazimi 1-1 me Kopenhagen tregoi se skuadra mund të rivalizojë edhe përballë kundërshtarëve të fortë, por rezultatet e javëve të fundit nuk kanë qenë plotësisht të qëndrueshme. Për Egnatian, sfida kërkon përqendrim, disiplinë taktike dhe shfrytëzim maksimal të rasteve. Emri dhe historia e Aarhus peshojnë, por në fushë vendoset nga ajo që do të shfaqin skuadrat në 90 minuta.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI