
Protestuesit janë mbledhur përballë Kryeministrisë ndërsa duket sikur një pjesë e tyre janë ulur në një sheshpushim së bashku. Gjatë qëndrimit të tyre të rinjtë i dedikuan një këngë Kryeministrit Edi Rama. Kënga dhe thirrjet e studentëve vijnë pas deklaratave të tij për kërkesën për dialog.
“Çaf-çuf, treni i gjatë, veç për Edin vjen çdo natë! Nga Parlamenti në Surrel, do hajë molto me reçel”, ishin vargjet e këngës së protestuesve.
Në deklaratat e tij publike Rama kërcënoi protestuesit se do të dënoheshin me gjoba apo sanksione për të mos udhëtuar me avionë apo dhe trena, ndërkohë që kjo nuk ka ngelur pa kundërpërgjigje nga të rinjtë. Të ulur para Kryeministrisë, të rinjtë protestojnë dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës.