
Pas qëndrimit përpara Kryeministrisë ku dogjën jastëkët e vendosur nga Edi Rama në thirrjen e tij për dialog, mbështetësit e Partisë Demokratike po zhvendosen drejt Ministrisë së Arsimit.
Aty do t’i bashkohen protestës së studentëve, e njoftuar për në orën 14:00.
Në këtë marshim vihet re mungesa e Sali Berishës.
PD ka thënë se kjo protestë është në mbështetje të studentëve, të cilët prej 11 ditësh kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. ©LAPSI.al