Flash

Zbulohen pretendentët për rolin e James Bond-it të ri

Lapsi.al 23 October 2026

Zbulohen pretendentët për rolin e James Bond-it të ri

Gara për të gjetur James Bond-in e ardhshëm po hyn në fazën përfundimtare, teksa emrat e aktorëve që mund të marrin përsipër rolin e agjentit më të famshëm sekret në botë po bëhen gjithnjë e më konkretë.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, aktorët Callum Turner dhe Jack Lowden janë ndër kandidatët kryesorë që pritet t’i nënshtrohen testeve përfundimtare këtë fundjavë. Në listën e pretendentëve përmendet gjithashtu aktori Josh O’Connor, i njohur për rolin e tij në serialin “The Crown”.

Burime pranë procesit të përzgjedhjes bëjnë me dije se të paktën katër aktorëve u janë ofruar mundësi për të marrë pjesë në audicionet përfundimtare, ndërsa numri i kandidatëve mund të shkojë deri në pesë. Identiteti i njërit prej pretendentëve mbetet ende i panjohur.

Kush janë favoritët për t'u bërë James Bond?

Jack Lowden, 36 vjeç, është kthyer në një nga emrat më të përfolur për rolin e agjentit 007. Aktori skocez, i njohur veçanërisht për interpretimin në serialin “Slow Horses”, ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe të mediave, ndërsa kolegu i tij Gary Oldman ka nxitur spekulimet duke deklaruar më herët se zgjedhja mund të jetë bërë tashmë. Megjithatë, asnjë njoftim zyrtar nuk është bërë deri më tani.

Një tjetër kandidat i fortë është Callum Turner, 36 vjeç, i njohur për rolin e tij në serialin “Masters of the Air”. Emri i tij është përmendur prej muajsh në diskutimet për pasuesin e Daniel Craig, por aktori nuk ka pranuar të komentojë drejtpërdrejt mundësinë për t'u bërë Bond-i i ri.

Në garë përmendet edhe Josh O’Connor, aktor që ka fituar vëmendje ndërkombëtare falë roleve në “The Crown” dhe “Challengers”.

Ndërkohë, sipas raportimeve të fundit, Jacob Elordi dhe Jack O’Connell nuk pritet të marrin pjesë në testet përfundimtare, pavarësisht se emrat e tyre janë lidhur më parë me rolin.


Daniel Craig interpretoi James Bond-in për herë të parë në filmin “Casino Royale”, në vitin 2006, dhe u rikthye në këtë rol deri te filmi “No Time to Die”, i publikuar në vitin 2021.

Filmi i ardhshëm do të drejtohet nga Denis Villeneuve, regjisori i njohur për filmat “Dune”, ndërsa skenari i është besuar Steven Knight, krijuesit të serialit “Peaky Blinders”.

Franshiza e famshme tashmë po kalon një fazë të re, pasi Amazon MGM Studios ka marrë kontrollin krijues të saj, duke hapur një kapitull të ri për personazhin ikonik.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI