Flash

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Presidenti Begaj e bëri shqiptar, por Elia Caprile nuk luan dot për Kombëtaren: pengesa e pakalueshme 

Elia Caprile ka marrë shtetësinë e dyfishtë. Ai nuk është më vetëm italian, por tashmë zotëron edhe pasaportën shqiptare, falë firmës së presidentit të Shqipërisë, i cili e miratoi kërkesën e portierit që aktualisht luan te Cagliari.

Lapsi.al 24 October 2026

Presidenti Begaj e bëri shqiptar, por Elia Caprile nuk luan dot për

Elia Caprile ka marrë shtetësinë e dyfishtë. Ai nuk është më vetëm italian, por tashmë zotëron edhe pasaportën shqiptare, falë firmës së presidentit të Shqipërisë, i cili e miratoi kërkesën e portierit që aktualisht luan te Cagliari. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se gardiani i klubit sard do të mund ta veshë së shpejti dhe lehtësisht fanellën e Kombëtares shqiptare, pasi rregullat e FIFA-s për shtetësinë e dyfishtë janë të rrepta dhe kërkojnë plotësimin e disa kushteve që Caprile, deri më sot, nuk i përmbush: ai nuk ka të afërm apo paraardhës shqiptarë dhe as nuk ka banuar në Shqipëri.

Portieri e ka marrë pasaportën shqiptare falë lidhjes familjare me partneren e tij, Emily Toshkollari, me origjinë shqiptare. Edhe pse nuk janë zyrtarisht të martuar, ata janë prej disa vitesh bashkë dhe në nëntor të vitit 2025 u bënë prindër për herë të parë, me lindjen e djalit të tyre, Edoardo. Pikërisht Emily thuhet se i ka propozuar Elia-s mundësinë për të kërkuar pasaportën e re, të cilën presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, e firmosi pas këmbënguljes së Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF). Federata ka kërkuar përshpejtimin e procedurave burokratike, me synimin për ta grumbulluar portierin në përfaqësuesen që drejtohet nga Rolando Maran, i cili mori detyrën e trajnerit të Kombëtares më 19 maj.

Megjithatë, edhe pas marrjes së dokumentit, aktualisht është e vështirë që Elia Caprile të luajë për Shqipërinë. Pengesa nuk lidhet aq shumë me faktin se në të kaluarën ai ka qenë pjesë e përfaqësueses italiane, por me një çështje rregullatore të përcaktuar nga FIFA. Është e vërtetë që Caprile është grumbulluar me kombëtaren e parë të Italisë, por nuk ka debutuar asnjëherë, duke qëndruar në stol. Kjo ndodhi më 7 nëntor 2025, për ndeshjet kualifikuese të Botërorit kundër Moldavisë dhe Norvegjisë. Ndërkohë, ai ka zhvilluar dy ndeshje me Italinë U-21, kundër Japonisë dhe Serbisë, më 24 mars 2023, por kjo nuk e pengon që të grumbullohet nga një kombëtare tjetër e nivelit të parë.

Përse nuk mund të luajë me Shqipërinë?

Pengesa e vërtetë është neni 7 i rregullores së FIFA-s, sipas të cilit zotërimi i pasaportës së një vendi nuk mjafton për të luajtur me kombëtaren përkatëse. Neni në fjalë është i qartë:

“Çdo lojtar që […] dëshiron të përfaqësojë një federatë të re në bazë të një shtetësie të fituar, duhet të plotësojë të paktën një nga kushtet e mëposhtme:

a) Lojtari ka lindur në territorin e federatës në fjalë;

b) Nëna biologjike ose babai biologjik i lojtarit kanë lindur në territorin e federatës në fjalë;

c) Gjyshja ose gjyshi i lojtarit kanë lindur në territorin e federatës në fjalë;

d) Lojtari ka jetuar vazhdimisht për të paktën pesë vjet në territorin e federatës në fjalë, pasi ka mbushur moshën 18-vjeçare.”

FIFA kërkon atë që njihet si “lidhje e mirëfilltë” (genuine link), pra një lidhje objektive biologjike ose territoriale. Martesa apo marrja e shtetësisë përmes procedurave politike nuk i përmbush automatikisht këto kritere sportive. Për këtë arsye, pavarësisht pasaportës së dyfishtë, aktualisht është shumë e vështirë që Elia Caprile të marrë lejen për të veshur fanellën e Shqipërisë.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI