Flash

Mesazh kërcënues ndaj gazetarit Osman Stafa në Tiranë, policia nis hetimet për identifikimin e autorit

Lapsi.al 15 September 2026

Gazetari Osman Stafa ka denoncuar në polici se është kërcënuar me vdekje përmes një mesazhi të dërguar në llogarinë e tij në Facebook. Sipas kallëzimit, mesazhet përmbanin kërcënime të drejtpërdrejta si “mbaje mend do të vras” dhe “këtë ta garantoj”. Policia dyshon se ato janë dërguar nga një profil i falsifikuar. Stafa ka deklaruar se kërcënimi mund të lidhet me një material filmik që ai publikoi nga protesta e 8 shtatorit para Kuvendit.

Në pamjet e publikuara prej tij dokumentoheshin veprimet e disa personave civilë gjatë ndalimit të një protestuesi. Pas kallëzimit, Drejtoria për Hetimet e Krimeve Kibernetike referoi materialet në Prokurorinë e Tiranës. Çështja po hetohet për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik”, “Përndjekja” dhe “Kanosja”. Hetimet vijojnë për identifikimin e personit që fshihet pas llogarisë dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të kërcënimit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI