Flash

Protestë kundër Veliajt para Gjykatës së Lartë: Në Tiranë paratë u pastruan përmes ndërtimit, me bekimin e tij

Lapsi.al 15 September 2026

Qytetarët kanë protestuar para Gjykatës së Lartë, teksa gjyqtarët ndodhen në dhomën e këshillimit për të vendosur mbi rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kundër masës së sigurisë “arrest në burg”. Protestuesit kanë kërkuar që Veliaj të vijojë të qëndrojë në qeli, ndërsa kanë thirrur: “O gjykatës, bëj drejtësi, lër Veliajn në qeli”.

Një prej protestuesve tha se lirimi i Veliajt do të ishte një goditje e madhe për sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Sipas tij, ndërtimet në Tiranë, përgjimet dhe provat e administruara nga organet e drejtësisë janë ndër arsyet pse kryebashkiaku duhet të qëndrojë në burg.

“Për mua dhe për çdo qytetar, vetëm ndërtimet në Tiranë janë një arsye e mjaftueshme që ai të vazhdojë të qëndrojë në burg. Edhe përgjimet dhe provat që kanë dalë në raport me Veliajn janë arsye dhe argumente të mjaftueshme që ai duhet të qëndrojë në qeli. Një dalje e Veliajt sot do të ishte një goditje e madhe për sistemin e drejtësisë në Shqipëri, pasi do të cenonte pavarësinë e tij”, u shpreh protestuesi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI