Flash

Ish-ambasadori amerikan paralajmëron Prishtinën, Hovenier: Vëmendja e SHBA nuk është e pafundme

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier deklaron se ngërçi politik është duke e penguar Kosovën të ecë përpara me prioritetet e saj strategjike dhe po ndikon negativisht në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian.

Lapsi.al 17 July 2026

Në një intervistë për Radion Europa e Lirë, Hovenier insistoi se vendi ka nevojë urgjente për institucione të qëndrueshme, duke u bërë thirrje partive politike të gjejnë kompromis për formimin e qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit. Sipas tij, pezullimi i Dialogut Strategjik mes Kosovës dhe SHBA-së është një pasojë konkrete e përkeqësimit të marrëdhënieve me Uashingtonin.

Për Hovenier, nëse synon ta rikthejë marrëdhënien me administratën e presidentit Donald Trump.Prishtina duhet të veprojë më shpejt në dy çështje kyçe: përfshirjen në projektet rajonale të gazit të lëngshëm natyror, LNG, dhe zgjidhjen e shqetësimeve që lidhen me komunitetin serb në koordinim me SHBA-në dhe Bashkimin Europian.

“Vëmendja e Uashingtonit nuk është e pafundme.Për këtë arsye, mendoj se është e rëndësishme të shfrytëzohen mundësitë që ofrohen dhe të mos shpenzohet shumë kohë duke u menduar apo reflektuar, por, përkundrazi, të përpiqesh të gjesh fusha të përbashkëta bashkëpunimi dhe përparimi”, u shpreh ish ambasador i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Ai paralajmëroi se administrata amerikane pret hapa konkretë, teiksa i mëshoi idesë se pa institucione funksionale Kosova do ta ketë të vështirë të avancojë në procesin e integrimit europian, dialogun me Serbinë, tërheqjen e investimeve dhe forcimin e partneritetit me aleatët ndërkombëtarë.

Të këshilluara

Qeveria dhuron trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

Pesë vjet pas një investimi prej 1.1 milionë eurosh me para publike për ndërtimin e një poste policie dhe qendre shëndetësore në kufi me resortin Green Coast në Palasë, Korporata e Investimeve planifikon që ta japë truallin për hotele në këmbim të një qendre të re shërbimesh më lart në kodër.

13:54

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI