Flash

Si mbrohet Rama për euron: Forcimi i lekut është sukses i ekonomisë, jo para droge

Lapsi.al 17 July 2026

Gjatë fjalës së tij, Rama foli edhe në lidhje me forcimin e lekut dhe rënien e euros, një lëvizje që e konsideron si fakt kokëfortë për rritjen e ekonomisë së vendit.

“Forcimi i lekut është sukses për ekonominë shqiptare. Është tregues kokëfortë i rritjes së ekonomisë. Në një vend ku hyjnë çdo vit miliarda e miliarda. Të flasësh për narko e gomarllëqe të tilla mund të përkëdhelësh shumë vetë që kanë nevojë për lajme të këqija, por është pa lidhje.

Nëse do të ishte e vërtetë, do të ishte një lajm që s’do të vinte nga kanalet e informimit si ata që i bien violinës me vesh, por nga kanale ndërkombëtare financiare që e ndjekin ekonominë tonë me lupë. A ka ekonomi informale në Shqipëri? Sigurisht që ka. Edhe para të pisët ka, por ku nuk ka?

Është shumë e ligë t’ia veshësh Shqipërisë duke qenë shqiptar këtë lloj kostumi kaq të ndyrë. Nuk e di çfarë janë ata që e bëjnë. Te ky program është edhe pjesa juaj. Bizneset e tërhoqën shumë litarin me pagat dhe tani janë gati të paguajnë edhe më shumë se në Greqi.

Por tani duhet krijuar besimi i shqipove që tani kanë ikur për të punuar në Greqi. Shqipëria sot nuk jeton më me arritjet, por me pritshmëritë.

Kur erdha këtu, te shkallët kishte më shumë njerëz seç jemi këtu në sallë. Ishin të gjithë turistë. Sot sheh më shumë turistë në rrugët e Tiranës. Në qershor kemi pasur një stepje, me rritje prej vetëm 1 përqind. Por e vërteta është se 5.7 miliardë euro hyjnë nga turistët e huaj në vendin tonë.

Diskutojmë se këtu ka një lavatriçe të madhe parash të pista. Po kush do na linte ne të avanconin për në BE? Vetëm ideja do të na kishte ndaluar dhe do të ishim pre e inspektimeve të thella të BE. Sot po lufton sistemi, deri dje nuk e bënte këtë.

Fakti që kapen njerëz të përfshirë në rrjet që ka mundësuar sjelljen e njerëzve që kanë mundësuar sjelljen e parasë së pisët është një lajm i madh dhe tregues se po goditen nga të gjitha anët. Njëri nga këto ‘fast food’-et që sjell algoritmi, me një pamje prej kompetenti, por një personazh pa asnjë atribut, shkollim dhe asnjë ditë pune përveç industrisë së llafeve, thoshte: Përse ka rënë euro?

Po se është forcuar leku ishte përgjigja dhe bënin sikur kapën një gafë. Por kjo është e vërteta. Kemi aeroportin më të madh në rajon, mbi Beogradin prej disa vitesh, pa subvencione, se ata subvencionojnë atje. Çfarë parash janë këto? Si të mos forcohet leku pas gjithë këtyre treguesve?”,- u shpreh Rama.

Të këshilluara

Qeveria dhuron trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

Pesë vjet pas një investimi prej 1.1 milionë eurosh me para publike për ndërtimin e një poste policie dhe qendre shëndetësore në kufi me resortin Green Coast në Palasë, Korporata e Investimeve planifikon që ta japë truallin për hotele në këmbim të një qendre të re shërbimesh më lart në kodër.

13:54

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI