Flash

Andy Burnham drejt postit të kryeministrit britanik, pas dorëheqjes së Keir Starmer

Lapsi.al 17 July 2026

Andy Burnham pritet të jetë kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, pasi të marrë drejtimin e Partisë Laburiste dhe Keir Starmer të dorëzojë zyrtarisht dorëheqjen te Mbreti Charles III. Burnham, ish-kryebashkiak i Mançesterit të Madh, është kandidati i vetëm për kreun e laburistëve, pasi ka siguruar mbështetjen e shumicës së deputetëve të partisë. Zgjedhja e tij pritet të miratohet në një konferencë të posaçme të Partisë Laburiste në Londër.

Në fjalimin e tij të parë si lider i partisë, Burnham pritet të vendosë në fokus prioritetet e tij politike, përfshirë rritjen ekonomike, transferimin e kompetencave drejt pushtetit vendor, forcimin e shërbimeve publike dhe reformimin e kujdesit social. 

Ai pritet të premtojë një qeveri “qartësisht laburiste”, duke deklaruar se do të përballet me çështjet e mëdha që, sipas tij, janë lënë pas dore nga politika britanike. Kalimi i pushtetit do të bëhet pa zgjedhje të reja parlamentare, pasi sistemi parlamentar britanik lejon zëvendësimin e liderit të partisë në pushtet dhe të kryeministrit, për sa kohë që partia ruan shumicën në Dhomën e Komunave.

Të hënën, Keir Starmer do të paraqesë dorëheqjen e tij te Mbreti Charles III në Pallatin Buckingham. Më pas, monarku pritet t’i japë mandatin Andy Burnham për krijimin e qeverisë së re, duke e emëruar atë zyrtarisht kryeministër të Mbretërisë së Bashkuar.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI