Flash

Mjeti lundrues me 11 emigrantë të paligjshëm rrezikon mbytjen në brigjet e Vlorës

Lapsi.al 17 July 2026

Rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm, Policia Kufitare mori njoftim se një mjet lundrues me 11 persona në bord ndodhej në rrezik, rreth tetë milje larg grykëderdhjes së lumit Vjosë.

Menjëherë pas sinjalizimit, shërbimet e Policisë Kufitare u nisën drejt zonës me dy mjete lundruese tip gomone dhe arritën të lokalizojnë mjetin, duke bërë të mundur shpëtimin e të gjithë personave që ndodheshin në bord. Sipas të dhënave paraprake, emigrantët janë shtetas të pesë vendeve të ndryshme të Afrikës dhe Azisë përkatësisht nga Haiti, Afganistani,Liberia, Pakistani dhe Bangladeshi.  Ata janë transportuar në tokë dhe ndodhen në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, ku po kryhen procedurat e nevojshme.

Ende nuk është përcaktuar destinacioni i tyre apo nëse po tentonin të kalonin drejt Italisë me mjetin e vogël lundrues. Kjo pritet të sqarohet pas marrjes në pyetje të tyre dhe përfundimit të veprimeve hetimore nga autoritetet kompetente.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI