Flash

Vila 15 milionëshe/ Sulmi ndaj Agron Shehajt si pjesë e fushatës anti-protestë

Mediat e regjimit dhe deputetët e PS kanë nisur një fushatë kundër kreut të partisë Mundësia ashtu si kundër kujdo që deri më tani ka mbështetur revolucionin e Flamingove

Lapsi.al 17 July 2026

Kreu i partisë mundësia, Agron Shehaj është vënë në epiqendër të një sulmi nga mazhoranca qeverisëse dhe mediat e komanduara prej saj me akuza se ka fshehur pasurinë dhe origjinën e parave që deklaron çdo vit si deputet. Pas një deklarate të Taulant Ballës, të gjitha mediat e regjimit, me tituj të mëdhej po ngrejnë pyetjen, se si ka mundësi që deputeti biznesmen nuk ka sqaruar se kush është blerësi që i pagoi çmimin marramendës prej 15 milionë eurosh për një pasuri të paluajtshme në Forte dei Marmi.

"Shehaj ende nuk ka treguar kujt ia bleu pasurinë e paluajtshme 2.9 milionë euro në vitin 2021, me shifra normale për një treg, dhe kujt ia shiti të njëjtën ndërtesë+truall mbi 5-fshi më shumë, plot 15 milionë euro. Publikimi i kontratave të shitblerjes, detajet dhe personat e përfshirë aty do të mund ta sqaronin më mirë situatën. Është e domosdoshme transparenca se çfarë lidhje ka Agron Shehaj, sidomos me blerësin e shtatorit 2025, që pagoi 15 milionë euro për 251 m2 pasuri të paluajtshme, me një çmim të paparë ndonjëherë në Itali prej 60.000 eurosh për metër katror" thuhet në një tekst të shpërndarë copy paste në mediat pro qeveritare. Kreu i partisë mundësia gjendet përpara një skanimi dhe verifikimi publik të pasurisë së tij duke i përmendur edhe faktin se vetëm në vitin 2021 ka blerë plot 10 pasuri të paluajtshme, me vlerë 11.7 milionë euro.

Deri këtu në pamje të parë duket sikur nuk ka ndonjë anomali. Cili do politikan, apo deputet duhet ti nështrohet verifikimit dhe llogaridhënies. Standarti i transparencës ndaj tyre duhet të jetë më i lartë se ndaj qytetarëve apo biznesmenëve të zakonshëm. Por çështja është pse filloi kjo fushatë tani, për të dhëna që kanë qenë publike prej kohësh. Pse përkoi ajo me përjashtimin e dy deputetëve të partisë mundësia nga parlamenti dhe pas përplasjes së tyre të fortë me Ramën, të cilit i thanë se do të përfundonte në burg. 

Përpos këtyre pyetjeve ka edhe të tjera. Si ka mundësi që ato media që dalin në dosjet e SPAK si përfituese të parave nga tenderat dhe konsesionet korruptive, që nuk kanë ngritur kurrë pyetjen se si pasurohen ministrat që menaxhojnë para publike, janë kaq të shqetësuara për biznesin privat të një deputeti opozitar në Itali.

E këtu fillojë dyshimet. Ato të shpien tek një version tjetër. Ai i linçimit të kujdo që ka mbështetur në këto mbi 40 ditë protestat dhe revolucionin e flamingove. Të njëjtin fat si Shehaj ka pasur ish deputetja e PS, neo malësorja. Po të njëjtën furi kanë ndjerë ata që kanë guxuar të marrin mikrofonin përgjatë tubimeve. Po të njëjtin masakrim po pësojnë gazetarët e ndoshta medias me të panshme në persazhin shqiptar, BIRN.

Pra patjetër që hetimi i pasurisë së Agron Shehajt nuk përbën një tabu, aq më tepër që ai nuk ka dhënë sqarime publike shtetuese për akuzat, por, nga ana tjetër ai nuk mund të mos shihet në kuadrin e një fushate që aparati represiv shtetëror po zhvillon kundër protestës dhe kujtdo që e mbështet atë. Prandaj dhe pyetja se si mund të ketë media që shqetësohen për para private por nuk thonë asnjë fjalë për qeveritarët e pasuruar në dosje korrupsioni, mbetet në ajër.

LAPSI.AL

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Me sytë katër

PAPARAZZI