Flash

Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës: Arrestoni Ramën!

Lapsi.al 16 July 2026

Protestuesit kanë përfunduar fjalimet e tyre para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin drejt rrugëve të kryeqytetit. Nën thirrjet “Arrestoni Ramën” dhe “Pa rini nuk ka Shqipëri”, ata kanë finalizuar ditën e 47-të revoltës së tyre.

Të shumtë ishin qytetarët të cilët folën në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ku rikthesuan kërkesat dhe shprehën pakënaqësitë ndaj qeverisjës së këtyre viteve.

Më pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit bënë thirrje për ndryshim, rrëzimin e klasës së vjetër politike dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI