Flash

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë/ Braçe voton kundër, opozita bojkoton seancën

Lapsi.al 16 July 2026

Kuvendi ka miratuar disa projektligje që lidhen me sektorin e bujqësisë, ndërsa votimi ka sjellë edhe një qëndrim ndryshe nga deputeti socialist Erion Braçe, i cili ka votuar kundër një prej nismave dhe ka abstenuar në një tjetër, ndërkohë që opozita nuk mori pjesë në votime pasi bojkotoi seancën.Projektligji “Për dëftesat tregtare mbi produktet bujqësore” u miratua me 71 vota pro, një abstenim dhe një votë kundër. Abstenimi erdhi nga Erion Braçe, ndërsa kundër votoi deputeti Erald Kapri.

Ndërkohë, projektligji “Për censin e bujqësisë” mori 77 vota pro dhe një kundër, kjo e fundit nga Kapri.

Edhe projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 27/2016, ‘Për menaxhimin e kimikateve’, të ndryshuar” u miratua me 78 vota pro dhe një kundër, sërish nga deputeti i Partisë Mundësia.

Po ashtu, Kuvendi miratoi me 76 vota pro dhe një kundër ndryshimet në ligjin “Për akuakulturën”, ndërsa vota kundër ishte sërish e Erald Kaprit.

Në votimin për projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9244, ‘Për mbrojtjen e tokës bujqësore’, të ndryshuar”, pati dy vota kundër. Ato ishin të deputetëve Erion Braçe dhe Erald Kapri.

Projektligji “Për dëftesat tregtare mbi produktet bujqësore”.

Votimi: 71 pro; 1 abstenim (Braçe); 1 kundër (Kapri)

Projektligji “Për censin e bujqësisë”

Votimi: 77 pro; 0 abstenim; 1 kundër (Kapri)

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 27/2016, “Për menaxhimin e kimikateve”, të ndryshuar”

Votimi: 78 pro; 0 abstenim, 1 kundër (Kapri)

Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 103/2016, “Për akuakulturën””

Votimi: 76 pro; 0 abstenim; 1 kundër (Kapri)

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9244, datë 17.6.2004, “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”, të ndryshuar”.

Votimi: 78 pro; 0 abstenim; 2 kundër (Braçe; Kapri)

 

Të këshilluara

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI